Dosja “Gërdeci”/ Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes

12 Nëntor 2025 | 10:44

Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes. Ditën e djeshme, më 11 nëntor, ajo i është drejtuar nën/kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, duke kërkuar të largohet nga procesi.

Gjyqtarja pretendon se ndodhet në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin kur i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Megjithatë, pasi i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe kërkesa për gjykim me procedurë të zakonshme u pranua, seancat gjyqësore kanë vijuar për më shumë se një vit. Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie për të vijuar këtë gjykim.

E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se kërkesa e saj për largim ka lindur, pjesërisht, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit për përjashtimin e saj, e cila u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda, por për shkaqe të tjera. Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani.

Megjithatë, seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku ka përfunduar paraqitja e provave nga SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026