Dosja “Metamorfoza 2”- SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehurit

24 Qershor 2025 | 12:05

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për dosjen penale të njohur si “Metamorfoza 2”, duke kërkuar një total prej 69 vite burg për gjashtë të pandehur, përfshirë ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.

Të akuzuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikim ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Europian.

Në rast dënimi, të pandehurit pritet të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar që kanë kërkuar.

Pretenca e SPAK:

  • Ismail Zeneli: 15 vite burg / 10 vite me gjykim të shkurtuar
  • Dedan Gjoni: 13 vite burg / 8 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar
  • Bujar Gërmizi: 10 vite burg / 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
  • Adrian Cenaj: 7 vite burg / 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar
  • Besmir Murtati: 12 vite burg / 8 vite me gjykim të shkurtuar
  • Albert Prenga: 12 vite burg / 8 vite me gjykim të shkurtuar

Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli moskompetencën për çështjen penale ndaj ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe ish-zyrtares së Interpolit, Jonida Babameto, duke ia kaluar gjykimit Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve në dosjen “Metamorfoza 2” vijon, ndërsa pritet vendimi final nga gjykata në javët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026