Dosja “Plumbi i Artë”, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit vijon dëshminë në GJKKO

23 Prill 2026 | 12:14

Edhe këtë të enjte është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”, ku me kërkesë të avokatëve po pyeten dëshmitarët e thirrur në proces.

Në seancë është paraqitur sërish ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, i transferuar së fundmi si shef rendi në Komisariatin e Përmetit, i cili vijoi dëshminë e tij para trupit gjykues.

Gjatë dëshmisë, Guçe u shpreh se gjatë kohës që ushtronte detyrën në Policinë e Shtetit është thirrur nga ish-drejtori Gledis Nano, në prani të Tonin Vocajt, ku i është bërë me dije se disa persona kishin pasur qëllime dashakeqe ndaj tij dhe për këtë arsye i ishte vendosur mbrojtje fizike.

Ai deklaroi gjithashtu se ka kryer verifikime lidhur me shtetasin Hajdar Bako në kuadër të hetimeve për vrasjen e Andi Zylyfit. Sipas tij, për verifikime në Rinas është urdhëruar nga eprorët, ndërsa shtoi se nuk i kujtohet të ketë kryer kontrolle ndaj Talo Çelës.

Guçe tha se për veprimet hetimore në Rinas ka njoftuar eprorin e tij, Leonard Palushi. Ai shtoi se Hajdar Bako e ka identifikuar fillimisht nga targa e automjetit dhe sistemi TIMS.

I pyetur për lidhje apo njohje me Nuredin Dumanin, Guçe deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe se gjatë hetimeve nuk është takuar asnjëherë me të. Sipas tij, Nuredin Dumani është shpallur në kërkim si person i dyshuar për vrasjen e Bujar Çelës.

Sa i përket Henrik Hoxhajt, Guçe u shpreh se e njeh vetëm pasi është arrestuar dhe ka dalë në media.

Seanca në këtë proces vijon me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur

Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të. Sipas...
12:55 | 12/07/2026

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026