Dosja Uber, Macron dhe disa politikanë ndihmuan në fshehtësi kompaninë
Një publikim i dosjeve konfidenciale ka zbuluar se si shërbimi i udhëtimeve Uber loboi për disa liderë politikë për të përfituar nga ligjet e punës, ndërsa kompania e transportit u fut në mënyrë agresive në tregjet në mbarë botën.
Sipas Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues, të ashtuquajturat “Dosjet UBER” shtrihen në një periudhë pesëvjeçare kur kompania drejtohej nga bashkëthemeluesi i saj Travis Kalanick.
Ata zbulojnë, për herë të parë, se si një buxhet prej 90 milionë dollarësh në vit për lobimin dhe marrëdhëniet me publikun financoi përpjekjet për t’i bërë politikanët e lartë në të gjithë Evropën të lehtësojnë rregullat e punësimit.
Ministri i atëhershëm i Ekonomisë i Francës, sot në detyrën e presidentit Emmanuel Macron ishte në mesin e atyre që përmenden në dosje së bashku me ish-komisioneren e BE-së Neelie Kroes.
Ndërsa disa qeveri e shihnin Uber-in si një burim për të forcuar pushtetin dhe kishin shumë nevojë për punë të reja, shoferët e taksive si ata në Paris dhe qytete të tjera organizuan protesta , shpeshherë edhe të dhunshme kundër kompanisë.
Për shumë, modeli i biznesit Uber ishte sinonim i pasigurisë në punë. Uber thotë se “sjellja e saj në të kaluarën nuk është në përputhje me vlerat aktuale” dhe ajo sot është një “kompani e ndryshe”.
LEXONI GJITHASHTU
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar