English

Draft-Rezoluta e PS dhe komisionet, gazetari zbardh detajet: Për çfarë ka dakordësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Ardit Hoxha ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania zhvillimet e fundit politike, duke nisur nga Komisionet Hetimore Parlametare e deri te draft-rezoluta e propozuar nga PS gjatë ditës së djeshme, për integrimin europian të vendit.

- Advertisement -

Hoxha tha se duket se për projekt-Rezolutën e propozuar nga PS ka një dakordësi me mazhorancës dhe Rithemelimit, pasi sipas tij, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përmendën këtë çështje, ndryshe nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili reagoi ashpër kundër saj.

Po ashtu, ai tha se një dakordësi mund të ketë pasur edhe për Komisionin Hetimor për sistemin TIMS mes mazhorancës dhe Rithemelimit, pasi u vendos që Rama dhe kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, nuk do të dëshmojnë për këtë çështje.

Nga ana tjetër sipas Hoxhës, në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë dhe në atë për Dezinformimin, ka një përplasje totale mes PS dhe Rithemelimit.

“Projekt-rezoluta është ende një dokument që nuk është zyrtar. Që të marrë formë zyrtare, do të duhet fillimisht të depozitohet në Parlament dhe aty të trajtohet. Për të dyja llojet e ndryshimeve, PS do të ketë nevojë për votat e opozitës. Sa i takon reagimit të ndërkombëtarëve, dua ta theksoj se jo vetëm unë, por edhe kolegë të tjerë jemi munduar të marrim reagime nga disa seli diplomatike në vend.

Por vetëm Ambasada Amerikane ka bërë një reagim tamam. Nuk ka një vijë të kuqe për ndërhyrjen që mund të bëhet në ligjet për Reformën në Drejtësi. Në çdo rast ku ndaj SPAK apo çdo institucioni të drejtësisë së re ka një gjuhë të ashpër, janë pikërisht Ambasada e SHBA dhe ambasadat e tjera që ndërhyjnë për ta mbrojtur.

Në informacionet që unë kam, bëhet fjalë për komunikim apo negocim, që në muajt e parë të këtij viti mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Edhe me reagimin që ka patur sot nga Ambasada Amerikane, nuk ka një dritë të kuqe ndaj kësaj reforme të re të paralajmëruar nga kryeministri Rama, por siç e thashë palët kanë negociuar dhe komunikuar që në muajt e parë të këtij viti. Pala e Bashës ditën e sotme dhe të djeshme ka patur reagime të forta.

Nga ana tjetër nga Bardhi, por edhe nga vetë Berisha, nuk ka pasur një reagim për këtë gjë. Prandaj mund të hipotetizojmë se mes kësaj pjese të opozitës dhe PS mund të ketë pasur komunikim për këtë çështje. Ka një diversitet të qëndrimeve të Grupit të PD. Së pari është e vërtetë ajo që ti the, që në komisionin hetimor për TIMS u gjet një lloj gjuhe e përbashkët, që nga një pjesë e opozitës është cilësuar si humbje fakti që Rama dhe Çuçi nuk do të dalin të përgjigjen para këtij komisioni.

Nga ana tjetër, kjo mungesë komunikimi unë nuk e shoh të paktën te dy çështje të tjera. Te Komisioni i Shëndetësisë, ku aty ka një përplasje totale dhe mungesë komunikimi mes palëve dhe te Komisioni për Dezinfomimin, i cili është propozuar nga mazhoranca socialiste, për të cilin Bardhi tha se nuk do e njohin këtë komision. Çështja tjetër që i bashkon është ajo e prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri Rama për këtë çështje që folëm”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?