Meta: Kur Rama të pranojë komisionet e opozitës mund të reflektojmë për thirrjen
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku foli për reformën në drejtësi dhe për komisionet hetimore.
Ai theksoi se në momentin që kreu i qeverisë Edi Rama, të pranojë komisionet e opozitës atëherë dhe opozita mund të bëjë ndonjë reflektim për pranimin e ngritjes së komisioneve hetimore të propozuara nga qeveria.
“Kur Edi Rama të pranojë të gjitha komisionet e opozitës, edhe mundet të besohet se ka ndonjë reflektim. Ndërkohë që ai përshkallëzon veprimet agresive për të bllokuar llogaridhënien në Kuvend në raport me opozitën e vërtetë. Ndërkohë që ai përpiqet çdo sekondë të centralizojë të gjithë pushtetet në mënyrën më absurde, këto janë tregues që kemi të bëjmë me shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret askush më reforma nga Edi Rama. Reforma e Edi Ramës është shpopullim i Shqipërisë, asgjësimi i llogaridhënies. Koha e gjykimit të një çështje nga drejtësia shqiptare falë ramaformës që katër vjet është katërfishuar. A nuk ishte Rama që u kërkoi shqiptarëve për të kërkuar të drejtën e tyre për të hapur një çështje”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:00 Ushtria britanike: Një tanker nafte është goditur në Ngushticën e Hormuzit
- 07:56 Skandali në Botëror, kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
- 07:43 “Putin po e ndjen presionin,” Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më pranë nga sa mendojnë njerëzit
- 07:24 A është ky fundi i Infantinos? Skandali Balogun trondit themelet e FIFA-s. Ja tre skenarët që mund t’i japin fund epokës së tij
- 07:16 Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit