“Të flasin ekspertët, jo ne”- Debate në komisionin e Tims, Gogu debat me Salianjin

8 Maj 2024 | 12:12

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.

Gogut i është përgjigjur dhe deputeti i PD-së Ervin Salianji duke i thënë se sot është dita e planit të hetimit.

Mes tjerash ai theksoi se kreu i qeverisë Edi Rama, është i pari që duhet të kthejë përgjigje, ndërsa pati kritika dhe për Prokurorinë e Përgjithshme.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.

“Sot e dakordësuar nga Komisioni dhe nga detyra të ngarkuara nga ekspertët është dita  e paraqitjes të planit të hetimit. Unë në këtë funksion që kam, duke qenë se përfaqësoj nismëtarët kam pyetje. Sot nuk është dita e teorisë. Rama nuk kthen përgjigje, dhe në raport me ligjin është i barabartë. Prokuroria nuk sjellë ende përgjigje Komisionit të Hetimit. Kaq punë ka Prokuroria? Sot është dita që siç është dakordësuar dhe siç u është lënë kohë të prezantohet plani i hetimit dhe jo strategji për këtë plan”-tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026