“Nuk rrini dot pa kartolinë nga Rama”- Përplasje në komisionin e Tims-it
Është shoqëruar me debate dhe përplasje mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Në rendin e ditës së Komisionit ishte parashikuar administrimi i përgjigjeve që kishin kthyer institucionet shtetërore dhe caktimi i afatit të hartimit të planit të hetimit. Por tej rendit të ditës nuk munguan momentet e përplasjeve dhe shkëmbimi i replikave mes demokratëve dhe socialistëve, duke marrë shkas se nga fakti që Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë depozituar përgjigjet.
“Data fundore në të cilën të kthenin përgjigjen institucionet të cilave u janë dërguar kërkesat për informacion, ishte 25 prill 2024. Nga të dhënat që na kanë ardhur, ka sjellë përgjigje SPAK.
Sot në tejkalim të afateve, më vjen keq që një institucion si Policia e Shtetit, tejkalon afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve, është depozituar sot në protokoll. Ka sjellë përgjigje Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe AMP.
Në tejkalim të afateve ligjore dhe në shkelje të ligjit, nuk është përgjigjur Kryeministria, mbase ka patur punë Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri të mbyllin punët me Italinë, pastaj të merren me çështjet e ligjit në Shqipëri. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje dhe SHISH dhe do ju lutesha kolegëve dhe ekspertëve, duke qenë se një pjesë e dokumenteve që do të shqyrtohen do të jenë sekret hetimor, të plotësojnë formularët për t’u pajisur me certifikatë sigurie për të qenë plotësisht në rregull me ligjin”, tha kreytari i Komisionit Ervin Salianji.
Për mungesën e përgjigjes nga Kryeministria, nga socialistëtSalianjit iuu përgjigj me ironi Toni Gogu i cili tha se demokrati “nuk rri dot pa marrë një kartolinë nga Rama”. Gogu shtoi s eKryeministria do t’i përgjigjet kërkesave të komisionit.
“Ky ankthi ynë nëse ka mbërritur posta kryeministrore apo jo, është edhe i pajustifikueshëm edhe i pashpjegueshëm. Nëse ju doni patjetër që Kryeministri t’iu sjelli një letër që ta lexoni për të bërë lajmin e ditës, nuk është ky qëllimi i komisionit. Rama ka një traditë të suksesshme në zbatim të ligjit përkundrejt komisioneve hetimore, ndryshe nga kryeministrat e forcës tuaj politike që komisioneve hetimore, organeve të drejtësisë që u fshihen tërë jetën e tyre. Rrini të qetë se kryeministri do u përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri. E doni atë, nuk rrini dot pa e marrë. Çështja është a janë ekspertët gati për të propozuar planin e hetimit. Nuk janë gati për dy arsye, se s’kanë grumbulluar akoma informacionin. Nuk mund të shqyrtojnë sot sekretin hetimor, duhet të pajisen me certifikatën e sigurisë. Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës nuk është kjo puna e komisionit”, tha Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë