TIMSI| Karamuço: Ka të dhëna për amerikanët, ditë të zeza për ata që e fshehin
Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë skema si Ervin Muça, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë në sistemin TIMS.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se të gjitha veprimet që kryhen bëhen me një leje paraprake nga personat që janë në gradë më lartë.
Mes tjerash ai shtoi se ata që po fshehin të dhënat, që sipas tij nuk janë shkatërruar, do të shohin ditë të zeza, pasi në ato të dhëna ka shtetas amerikanë që kanë hyrë dhe kanë dalë në vendin tonë.
“Ka diçka, të gjitha veprimet që kryhen nga një drejtor drejtorie bëhen me një leje paraprake të drejtorëve dhe me një memo shpjeguese. Është shtet ky. Ku janë të dhënat? Janë shkatërruar, janë shitur brenda Shqipërisë, janë shitur jashtë? Komisioni hetimor ka një të dhënë për një 1 milion eurosh. Se çfarë është ky 1 milion eurosh, do e zbulojë Prokuroria në vijim të hetimeve që po kryhen.
Ditë shumë të zeza do të vijnë për ata persona që i posedojnë aktualisht ato të dhëna. Ato të dhëna nuk janë shkatërruar. Atë që e kanë marrë përsipër, ta bëjnë këtë që nuk është vetëm shteti shqiptar por janë ata të tjerët, aleatët më të fuqishëm që kemi. Ata do e marrin prapë atë të dhënë. Aty brenda ka të dhëna që shtetas amerikanë kanë hyrë dhe kanë dalë dhe këtë nuk ta falin. Do të vij një ditë që do thonë përse e morëm”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë