Debati për TIMS/ Salianji: Depozituam kërkesë për informacion, do presim 5 ditë…
Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervis Salianji, doli në një deklaratë për media këtë të martë, ku foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.
Salianji u shpreh se janë depozituar kërkesa për informacion, drejtuar kryeministrit Rama, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP dhe drejtores së Shërbimit Informativ.
Nëse institucionet nuk do të kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve, Salinji tha se do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre. Sipas Salianjit, qeveria po përpiqet të mbrojë personat e lidhur apo përgjegjës për sulmin ndaj sistemit TIMS, duke e konsideruar këtë vepër penale.
“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ.
PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët. Ne kërkesat i kemi bërë pasi marrë vendim të ndërmjetëm. Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre.
Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë. Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë