Kongresi sfidon Trump mbi tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
Një draft i Kongresit amerikan ka sfiduar planet e presidentit Trump për të tërhequr trupat nga Gjermania.
Një dispozitë, e parashikuar në versionin final të Aktit dypartiak për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, thotë se numri i trupave nuk duhet të reduktohet përtej nivelit aktual pre 34.500 njësi.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas e ka mirëpritur lëvizjen.
“Sigurisht që jemi të kënaqur nga marrëveshja mes republikanëve dhe demokratëve në Uashington për ta rishqyrtuar këtë çështje. Nga ana jonë do ta diskutojmë me administratën e re amerikane në kohën e duhur”, tha ai.
Lëvizja e fundit sfidon njoftimin e bërë në korrik nga Pentagoni, se do të tërhiqte rreth 12 mijë trupa nga Gjermania në kuadër të një ripozicionimi strategjik të forcave ushtarake në Evropë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump kishte deklaruar se vendimi ishte një përgjigje ndaj dështimit të Gjermanisë në rritjen e shpenzimeve ushtarake.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor