Drejtorët ngelin në anglisht, drejtuesit aktualë të policisë nuk dinë gjuhë të huaj

11 Nëntor 2024 | 17:15

Një ditë pas publikimit të pikëve të fituara nga kandidatët për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Vendore, asnjëri nga garuesit nuk ka ankimuar vendimin përfundimtar të vlerësimit edhe pse kanë edhe një ditë afat kohë.

Duke iu referuar rezultateve të bëra publike nga Policia e Shtetit vihet re se disa nga drejtuesit aktualë në qarqe janë skualifikuar për shkak të performancës së dobët.

Për ta, ndër të tjera penalizuese ka qenë edhe zotërimi i anglishtes, një nga kriteret për të cilat janë testuar.

Alfred Elezi, drejtori i Policisë së Lezhës është renditur i fundit nga drejtuesit me 48 pikë.

Ermal Muçaj, drejtuesi i Vlorës në vendin e 24 me 62 pikë, Altin Qato drejtori i Policisë Rrugore me 63 pikë. Drejtuesi i Policisë së Kukësit, Artan Bajraktari me 61 pikë.

Përvoja organizative dhe drejtuese e favorizojnë kandidatin, sepse zë numrin më të madh të pikëve, maksimalisht 60 pikë.

Vlerësimi profesional, që përfshinë eksperiencën në punë, performanca në pozicionet e mëparshme, rezultatet e studimeve universitare dhe ato pasuniversitare zënë 20 pikë.

Me nga 10 pikë janë vlerësimi i moralit dhe i integritetit, reputacioni që gëzojnë në shoqëri e me kolegët si dhe zotërimi i gjuhëve të huaja, mbajtja e titujve akademikë dhe studimet apo trajnimet jashtë vendit.

Disa nga emrat të cilët pritet të emërohen në ditët në vijim janë Vilson Bala në Drejtorinë Vendore të Tiranës, Altin Mena në Drejtorinë e Elbasanit, Gentian Berberi në Shkodër, Luigj Vathi në Lezhë, Elidon Çela në Berat dhe Fatmir Lleshaj në Durrës.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ankimime sa i përket rezultateve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026