Drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”: Libri nuk ka pasur shitje, por është lexuar më shumë se në kohë të zakonshme
23 Prilli njihet ndryshe si “Dita Ndërkombëtare e Librit”. Por, këtë vit, edhe kjo ditë nuk ka prodhuar ato takimet e zakonshme të ekspertëve që japin mesazhe për të lexuar sa më shumë libra. Por si po e përjeton tregu i librave këtë pandemi? Për këtë çështje foli në “Ilva Now” drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj.
Ajo tha se pavarësisht se librat nuk kanë pasur shitje, ajo që është e mirë është se njerëzit kanë lexuar dhe shfletuar libra më shumë se në kohë të zakonshme.
“Në fakt edhe sot kam bërë videon e radhës edhe iu kam thënë : Gëzuar Ditën e Librit. Ne gëzojmë çdo ditë, lexuesit janë të shumtë. Unë jam bërë shumë optimiste këto ditë. Është shumë e çuditshme se sa shumë lexues ka. Njerëz që thonë: unë e kam lexuar këtë libër dhe më ka dhënë këtë kënaqësi. Në këto momente krize, do të mendojmë edhe për të nesërmen, që duket e pasigurt. Ka një moment që është moment reflektimi, qoftë edhe për jetën tonë. Jeta ndryshon. Duhet të mendojmë pozitivisht. Ka ndodhur dhe kjo gjë që është përdorur si dekor. Është dekor I mirë. Tani për atë se sa është lexuar. Unë mendoj se është lexuar më shumë se në kohë të zakonshëm. Kuptohet se libri nuk është se është shitur, por është lexuar”, tha ajo.
Drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj” foli edhe për kritikën që i ka adresuar aktorit Ermal Mamaqi, i cili me anë të një video bëri thirrje dhe ftoi shqiptarët që të mos lexojnë romane. Ajo tha se kjo thirrje, e bërë nga një aktor që ka shumë ndjekës në rrjetet sociale, krijon një kulturë negative në lidhje me librin.
“Kur e pashë videon, nuk po ju besoja veshëve. Për Ermalin është shprehimisht e qartë se “romanet janë budallallëqe, lexoni libra si të behësh i pasur”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:16 Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00