Driloni mirëpret “FolkKid”, fëmijët sjellin traditat shqiptare në festivalin mbarëkombëtar

29 Maj 2026 | 16:53

Në Parkun Kombëtar Turistik të Drilonit u zhvillua edicioni i parë i festivalit folklorik mbarëkombëtar për fëmijë “FolkKid”, ku morën pjesë 12 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Aktiviteti, i organizuar nga Këshilli i Qarkut, bashkoi në një skenë traditat, kostumet dhe vallet burimore të trevave të ndryshme shqiptare.

Koreografi i grupit folklorik të Pejës, Tasim Dajçi, e cilësoi festivalin një nismë me vlera të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Unë shoh një gjë shumë të bukur këtu. Me këto valle të bukura, ti po i jep qytetit një kryevepër. Motive të ndryshme nga e gjithë Shqipëria, kostume legjendare. Për dy-tre vite kjo arrin kulmin. Po shoh nivel vallesh. Është e vështirë, por këtu shoh valle burimore të stilizuara”, thotë Tasim Dajçi.

Edhe koreografi maqedonas Filip Jakovlevski vlerësoi afërsinë kulturore mes vendeve të Ballkanit, duke theksuar se modernizimi po e bën gjithnjë e më sfiduese ruajtjen e folklorit tradicional.

“Mendoj që kemi të ngjashme në valle, këngë e traditë. Kufijtë janë politikë, njerëzit shkëmbejnë kulturën me njëri-tjetrin. Ne jemi të ngjashëm. Është e vështirë sepse sot ka modernizëm, telefona dhe teknologji”, thotë Filip Jakovlevski.

Pjesë e festivalit u bënë edhe fëmijë e të rinj që interpretuan valle tradicionale të zonave të tyre dhe prezantuan elementë autentikë të trashëgimisë familjare.

“Po, është i vjetër, është i familjes sime, i trashëguar brez pas brezi nga stërgjyshërit e mi. Gërshëtën e ruajmë në muze dhe tani e kam me vete. E kemi vallen e vjetër dhe të lashtë, i përdorim nëpër festivale”, thotë një nga pjesëmarrësit.

“Kjo është valle e Rugovës. Ne mësojmë shumë valle, ushtrojmë shumë për to. Janë tradicionale, të vështira dhe i ruajmë shumë traditat”, thotë një nga pjesëmarrësit.

Për më shumë se tre orë, grupet folklorike sollën në skenë valle tradicionale, valle të kënduara dhe elementë autentikë të kulturës shqiptare, duke e kthyer Drilonin në një pikëtakim të trashëgimisë folklorike mbarëkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026