Dritan Abazoviç publikon emrat e qeverisë së re në Malin e Zi
27 Prill 2022 |
16:04
Kryeministri i emëruar, Dritan Abazoviç këtë të mërkurë ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.
Në përbërje të listës së bërë publike nga mediat lokale janë 4 zv.kryeministra, 18 ministra dhe dy ministra të tjerë pa portofol.
Abazoviç pritet të zgjidhet kryetari i qeverisë së 43-të të Malit të Zi.
Votimi në parlament pritet të mbahet të enjten.
Në këtë kabinet do të jetë dy ministra shqiptarë. Ministria e Administratës Publike, do të drejtohet nga Marash Dukaj dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, nga Fatmir Gjeka.
Gjeka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ka qenë ish-kryetar i Komunës së Ulqinit dhe aktualisht është deputet i Kuvendit të Malit të Zi.
Lajme të Sugjeruara
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës