Dritan Hila i del në mbrojtje Dakos: Drejtësi e dobët, të shkojë ndërtuesi në burg

6 Qershor 2023 | 22:31

Gazetari Dritan Hila tha në emisionin Now në Euronews Albania se akuza e prokurorisë ndaj Vangjush Dakos është shumë e dobët, nëse bëhet fjalë për një pallat që është dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Hilës, Dako mund të ketë shumë gjynahe në kurriz, por në këtë rast duhet të dënohet ndërtuesi që ka ndërtuar pa cilësi, jo kryebashkiaku.

“Nëse bëhet fjalë për një pallat që është dëmtuar duhet të shkojë para drejtësisë ndërtuesi jo kryebashkiaku. Më duket shumë e dobët akuza ndaj Dakos, që mund të ketë shumë gjynahe në kurriz, që bëhet fjalë për një pallat që është ndërtuar dhe ka pasur cilësi të dobët dhe ky e ka certifikuar”, tha Hila.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026