Dritan Nesho: Votuesit në SHBA e shohin Kinën si përgjegjëse të krizës

14 Prill 2020 | 18:02

Dritan Nesho, kreu i kompanisë “Harrisx”, thotë se kriza e COVID-19 do të sjellë ndryshime në diplomacinë ndërkombëtare. Z. Nesho shprehet se, SHBA pritet të fajësojë Kinën për krizën jo vetëm si shkaktare por edhe për mungesë transparence.

“Ka një konsensus nga votuesit amerikanë se Kina duhet të jetë përgjegjëse për këtë pandemi. Me shumë interes pritet të shihet nëse Amerika do të tërheqë BE-në në një posturë më të fortë ndaj Kinës. Kinezët duan që ta përdorin këtë krizë për të treguar fuqinë e tyre ekonomike dhe supremacinë e tyre për të mbajtur një pandemi të tillë”, u shpreh ai.

Kriza gjithashtu pritet të jetë tema kryesore e fushatës zgjedhore për President në SHBA. “Gara do të jetë shumë e egër, do të ketë të bëjë shumë me dy elementë, dobësia e sistemit shëndetësor amerikan dhe postura e SHBA kundrejt Kinës. Prandaj do të ketë shumë argumente mes demokratëve dhe republikanëve. Por ka një konsesus nga votuesit e të dy palëve se Kina duhet të jetë përgjegjëse pasi nuk është treguar transparente”, tha z. Nesho.

Sa i takon ndikimit që COVID-19 do të sjellë në ekonominë e botës, z. Nesho iu referua një raporti të fundit të FMN-së që thotë se, 150 vendet e prekura do të kenë të paktën një tkurrje prej 5% të ekonomisë. E prekur sipas tij është dhe Rusia, pavarësisht se po përpiqen ta fshehin impaktin. Por, sipas Neshos, kjo krizë nuk do ta tërheqë Rusinë në orbitën e Kinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021