Dronët rusë godasin një qendër strehimi në Ukrainë, 5 viktima
Të paktën pesë persona u vranë nga një sulm rus në qytetin e Kostiantinivka në rajonin lindor të Donjeckut më 24 mars, njoftoi shërbimi i urgjencës së Ukrainës.
Raketa e lëshuar nga një sistem kundërajror S-300 goditi një qendër strehimi humanitare në këtë qytet, dhe në mesin e të vrarëve ishin tri gra që po strehoheshin aty, shkruan REL.
Kjo qendër ishte ngritur për të ofruar një vend me shërbime bazë, si energji elektrike, ujë dhe ngrohje për të zhvendosurit nga luftimet në rajon.
Përgjatë natës, Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në qytetin Krivi Rih në rajonin e Dnipropetrovsk të Ukrainës, tha guvernatori i këtij rajoni më 24 mars, teksa alarmet për sulme ajrore u lëshuan përgjatë gjithë vendit.
Në të njëjtën kohë, luftime të ashpra mes forcave ruse dhe ukrainase u zhvilluan përreth qytetit lindor të Bakmutit.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë