Dronët rusë në hapësirën ajrore evropiane, Gjermania: Nuk do lejojmë përshkallëzime
Shkeljet e fundit të hapësirave ajrore në disa vende të Bashkimit Evropian kanë treguar se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një forumi të mbajtur në Varshavë.
Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe, njësoj si Pistorius, deklaroi se “duhet ruajtur gjakftohtësia”.
“Moska po teston aleatët e NATO-s me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius.
Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet “të minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane”, por, siç theksoi ai, “Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë”.
“Aleanca ka reaguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye. Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qëndrojmë solidë dhe të vendosur”, theksoi më tej Pistorius.
Gjatë javëve të fundit, vendet e NATO-s si Polonia, Estonia dhe Rumania kanë raportuar depërtime të dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore.
NATO i ka cilësuar këto si provokime të qëllimshme nga ana e Moskës, ndërsa Kremlini i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabaza.
LEXONI GJITHASHTU:
- Britania me shërbim të ri digjital, Starmer: Spital online, 8.5 mln takime shtesë
- Erdogan çmon përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)