Dronët ukrainas godasin fabrikën e madhe të eksplozivëve në Rusi
Në orët e para të 5 prillit, dronët e operuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) goditën fabrikën Promsintez në Chapayevsk, në rajonin e Samara të Rusisë, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre të shumta.
Fabrika është një nga prodhuesit kryesorë të eksplozivëve industrialë në Rusi dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, duke prodhuar substanca të tilla si amonial, amonit dhe granulit. Raportohet se të paktën 20 shpërthime kanë ndodhur në objekt, duke detyruar ndalimin e proceseve të prodhimit.
Një burim i inteligjencës i NV tha se sulmi është pjesë e një strategjie të vazhdueshme të SBU për të goditur objektet ruse që janë pjesë e kompleksit ushtarak-industrial, duke përfshirë ato që prodhojnë armë për luftën kundër Ukrainës. “Objektiva të tilla janë plotësisht legjitime,” theksoi burimi.
Përveç fabrikës së eksplozivëve, dronët e SBU goditën gjithashtu fabrikën e Sistemeve të Fibrave Optike në Saransk, Republika e Mordovisë, një objekt që prodhon produkte që përdoren gjerësisht në sistemet ushtarake ruse, përfshirë ato që kontrollojnë dronët dhe rrjetet e komandës ushtarake.
Në përgjigje të sulmeve, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore e saj kishte rrëzuar 49 dronë gjatë natës, përfshirë tre mbi Mordovia.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës