“Dua drejtësi e mbrojtje nga shteti”, reagon nëna e 19-vjeçarit që u vra në Shkodër
Ka reaguar për herë të parë Elvira Xhenje, nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili u vra mbrëmjen e 18 shtatorit në Shkodër.
Në një reagim për mediat, ajo kërkon drejtësi nga shteti si dhe kërkon që t’i merret në mbrojtje familja e saj pasi ndihen të pasigurt.
Nëna e viktimës, e indinjuar thotë se portalet e goditën për herë të dytë Erjonin pasi sipas saj i cenuan dinjitetin.
Reagimi i plotë
Jam Elvira Xhenje nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër 18 ,09,2022.Vasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, dhe jo vetëm.
Dhimbjen për fjalin tim e kam parë në sytë e të gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmije të pafajshëm i merret jeta me të padrejtë.
Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë se sa të pasigurt dhe e pavlerë është jeta në Shqipëri.
Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedent penale. Ky fakt i dha të drejtën droës kriminale që të ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cenuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjarëve sërish.
Erjon Xhenje, ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në damilje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror.
Kërkoj drejtësi nga shtetit. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurt që au është në lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në ketë jetë ka padrejtësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta