“Si ndihesh që je vajza e babait më të kërkuar në internet?” Përgjigjet Dua Lipa

28 Nëntor 2022 | 16:36

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka dalë në një konferencë për shtyp pak para nisjes së festivalit në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të 110 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo tha se është çika e babit, teksa e pyet se si ndihet që është vajza e babait më të kërkuar në internet.

“Nuk e mendoj fare, çika e babit ça më bo, por mos të harrojmë nënën”- u shpreh Dua Lipa.

Lipa tregoi se pas përfundimit të turneut do të vendoset në Londër, në shtëpinë e saj.

Ajo u shpreh se periudhë pushimi për të është kur fillon punën në studio për të shkruar këngë dhe për t’u bërë gati për albumin e tretë.

110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë solli në Tiranë këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare e ndau lajmin përmes rrjeteve sociale.

Një ditë më parë, presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026