Pekini shtyp protestat, policia me dorë të hekurt, arrestohet gazetari i BBC
Përgjigjja e autoriteteve kineze ndaj protestuesve kundër kufizimeve të COVID-it është intensifikuar me rritjen e patrullave dhe masave të tjera. Në Shangai, policia u filmua teksa kontrollonte telefonët e njerëzve për pamje të protestave.
Reagimi i regjimit në Pekin ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare pasi një gazetar i BBC u arrestua dhe një tjetër u ndalua përkohësisht.
Korrespondenti i televizionit zviceran, Michael Peuker u mor në pyetje pasi bëri një raportim ‘live’ të demonstratave. Por u lirua pak momente më vonë.
Ministria e Jashtme kineze ka fajësuar shtypin e huaj. Një zëdhënës akuzoi gazetarin e BBC Ed Lawrence për shkelje të ligjit kinez të raportimit.
“Gazetari në fjalë nuk u identifikua si gazetar dhe nuk paraqiti kredencialet e shtypit. Forcat e rendit po u bënin thirrje njerëzve në vendngjarje të largoheshin, kush refuzoi të bashkëpunonte u shoqërua”- Zhao Lijian, zëdhënës i qeverisë kineze.
Demonstratat janë përhapur në mbarë vendin prej disa ditësh. Ato nisën kundër masave anti-COVID, por njerëzit kanë ngritur zërin edhe kundër regjimit autoritar.
“Pa dyshim që qeveria do të përdorë masa të ashpra shtypëse dhe është e pamendueshme që ata të përpiqen ta zgjidhin këtë situatë duke u tërhequr, duke ndryshuar politikën e tyre. Kjo nuk është në stilin e presidentit kinez dhe nuk i bën mirë askujt”- shprehet Ho Fung Hung, profesor i politikave ekonomike, Universiteti Johns Hopkins.
Zemërimi ndaj politikës “Zero-COVID” që parashikon përdorim të zgjatur të bllokadave zgjat prej kohësh. Ai shpërtheu në protesta pas një zjarri fatal që u mori jetën 10 personave të izoluar.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë