English

Pavarësia, qytetarët mbushin sheshet: Politikanët s’i kanë punët mirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nën ritmin e muzikës shqiptare dhe flamujt e shumtë që valviteshin ishte panorama e kryeqytetit për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -

Muhamet Latifili ka udhëtuar nga Kosova drejt Tiranës për të festuar festën e pavarësisë, por shprehet kritik ndaj politikës mes dy vendeve.

“Kam ardhur për këtë ditë. Atmosfera është e mirë, por politikanët tanët të tuaj nuk i kanë fare mirë punët. Neve kush na përkrah tjetër, nëse Shqipëria nuk na përkrah jemi vëllezër, një gjak, një gjuhë, një flamur.”- tha ai.

Fotografi Valbon Tishukaj është i vëmendshëm që të mos i shpëtoj asnjë moment pa memorizuar me aparatin e tij.

“Unë ndjehem i priviligjuar që vij në Tiranë edhe kam nderin me taku njerëz të ndryshëm dhe me shkrep foto, momente më të mira të jetës time. Dy goca që ishin nga Shkodra tek sheshi duke bërë foto me veshje tradicionale shkodrane.

Ajo më bëri mu ndje veçantë se tradicionales nuk i humb asnjëherë vlera, është diçka e veçantë. E kemi thesar të çmuar, por nuk dimë me ekspozu. Ne duhet me ia ekspozu botës kulturën tonë”- theksoi ai.

Kjo atmosferë pasqyrohet edhe në mediat e Kosovës. Gazetari Lindrit Zogaj tregon se raportime të tilla të ngjallin një emocion të papërshkrueshëm.

“Në Shqipëri sot edhe gjithmonë ndjehem shumë mirë, ndjehem si në shtëpinë time, mezi pres me ardhë në Shqipëri se shqiptarët e Shqipërisë e ma mbushin zemrën. Unë po ndalem me njerëz të ndryshëm, po bisedoj me ta, një zonjë ishte shumë e mirë që kur u prezantova që jam nga Kosova mezi priti me fol me mu e hapi zemrën menjëherë. Zoti e bekoftë shqiptarinë, Shqipërinë e madhe”- nënvizoi Zogaj.

Edhe pse ditë festë, ku urimet janë të shumta, nuk mungojnë as pakënaqësitë e qytetarëve për qeverisjen.

“Një popull, një Shqipëri e bukur me gjithë të mirat dhe më një udhëheqje që nuk po gjen rrugë, vetëm kritika njëri-tjetrit, nuk është shtet as qeveri kushdo që të jetë, nuk ka rëndësi i majtë ose i djathtë, veç akuza njëri-tjetrit”- deklaruan qytetarët.

Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, vogëlushët janë ata që gëzojnë më së shumti.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×