“Dua motrën dhe mbesat e mia”- Familjarët e pengjeve në Gaza në ankth për të afërmit
Rreth 100 familjeve u është thënë se të dashurit e tyre janë në Gaza pasi u rrëmbyen nga militantët e Hamasit. Fati i tyre është i paqartë. Sulmet izraelite kanë tronditur vazhdimisht Gazën çdo katër orë, duke i kthyer godinat në gërmadha. Por situata e pengjeve është ndryshe. Ata janë si izraelitë edhe të huaj.
Anëtarë të familjes së Liorit janë mes atyre që konsiderohen të zhdukur.
Lior Katz Natanzon, nënë e një vajze të rrëmbyer deklaron: “Nuk mund ta mbaj mendjen gjatë atje sepse ndryshe do të shkatërrohem. Dua nënën time, motrën time dhe mbesat i dua këtu. Nuk e kuptoj sesi mundi të ndodhte ky makth”.
12-vjeçari Eitan, shtetas francez, ishte bashkë me të motrën në shtëpinë e saj, pak qindra metra nga Gaza. Ata u rrëmbyen ditën e shtunë bashkë me nënën e tyre nga njerëzit e Hamasit, në bordin e dy motorëve.
Motra dhe nëna e Eitanit arritën të arratiseshin, por djaloshi i vogël me siguri është transportuar në Gaza.
Ayala Yahalomi Luzon, tezja e 12-vjeçarit deklaroi:
“Motori me të ëmën ndaloi, ndërsa ai me Eitanin vazhdoi rrugën. Nga ai moment, ne nuk dimë asgjë për të. Ai ishte kontakti i fundit pamor që e ëma e Eitanit pati me të birin. Ata po flinin në momentin kur u rrëmbyen”.
Familjarët e shumë pengjeve amerikano-izraelitë po kërkojnë ndihmë nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Ayana Neta, vajza e Adrienne që u rrëmbye nga Hamasi: “Nëna ime është e jashtëzakonshme. Ajo e ka kaluar pjesën dërrmuese të jetës së saj si infermiere në komunitet dhe më pas në spital. Ajo shihte njeriun që kishte përpara, jo besimin fetar, apo racën e tij”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit