“Jemi 4 km nga kufiri”, çifti izraelit: Kështu duket Gaza nga ballkoni ynë

11 Tetor 2023 | 08:13

Çifti izraelit Noam dhe Ahuva Ivri Adanani ndodhet në qytetin Sderot dhe shtëpia e tyre rreth 2 kilometra larg nga Gaza. Prej 3 ditësh ata janë izoluar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që po përjeton Izraeli nga terroristët e Hamasit.

Noam është një izraelit me origjinë amerikane që jeton aty me gruan e tij dhe kanë përjetuar momente shumë të vështira që prej ditës së shtunë.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ata treguan se jetojnë vetëm 3-4 km larg nga kufiri me Gazën dhe mund të dëgjojnë e të shohin sulmet që ndodhin aty.

“Patëm shumë frikë, kemi qenë më parë në konflikt por kjo është hera e parë kur ka terroristë që kanë hyrë në qytet duke na drejtuar armët dhe dëgjojmë të shtëna. Ata kanë vrarë njerëz që ne i kemi njohur, kanë shtënë edhe mbi policinë. Ka ende prani të policisë dhe ende sot dëgjojmë të shtëna. nuk mendojmë të largohemi nga shteti po duam të shkojmë në një zonë më të sigurt. Dyqanet janë të hapura vetëm 3 orë në ditë dhe veç tyre asgjë nuk është e hapur se njerëzit vijojnë të jenë të izoluar”, tregon çifti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024