OKB kundër bllokadës së Izraelit në Gaza: Ndalohen rrethimet që rrezikojnë civilët
Operacionet ajrore izraelite kanë goditur ndërtesa banimi, duke përfshirë blloqe të mëdha pallatesh, si dhe shkolla në të gjithë Gazën, duke shkaktuar viktima civile, ka thënë shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB, duke cituar informacionet e mbledhur nga zyra e tij.
“E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: të gjithë kanë detyrimin që të kujdesen vahzdimisht për të kursyer popullatën civile dhe objektet civile. Ky rregull duhet të mbetet i zbatueshëm gjatë gjithë sulmeve,” tha Volker Turk në një deklaratë për mediat.
Në përgjigje, të njoftimit të ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për një bllokadë izoluese për Rripin e Gazës, ku ndalohen furnizimet me ushqime, ujë dhe karburant, Turk tha se “rrethimet” që rrezikojnë jetën e civilëve janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar.
“Vendosja e rrethimeve që rrezikojnë jetën e civilëve duke i privuar ata nga mallrat thelbësore për mbijetesën e tyre është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Turk në një deklaratë.
Gjithashtu raportohet se tre gazetarë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi një ndërtesë banimi pranë portit të peshkimit të qytetit të Gazës.
Lajmi u bë publik nga sindikata e gazetarëve të Gazas.
Kreu i zyrës së mediave të qeverisë së Hamasit, Salameh Maarouf, i identifikoi gazetarët si Said al-Taëeel, Mohammed Sobboh dhe Hisham Naëajhah.
Sakaq numri i viktimave në radhët e izraelitëve ka kaluar mbi 1 mijë dhe qindra të plagosur në gjendje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë