“Dua të shpëtoj Bashën”, Neritan Sejamini zbulon planin “e fshehtë” të Ramës
Fjalimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së ishte më shumë një sulm ndaj Presidentit, Ilir Meta se sa ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Për analistin Neritan Sejamini, kryeministri po zgjedh të ndjekë një strategji elektorale të bazuar në ndikimin emocional tek votuesi dhe jo me program.
Z. Sejamini theksoi se, Rama duke deklaruar se Lulzim Bashën do ta shpëtojë, ndërsa ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën jo, synon ta paraqesë kryetarin e opozitës si të dobët.
“Me të gjitha këto ai kërkon që ta përshkruajë kryetarin e opozitës z. Basha si një person të pafuqishëm dhe vegël të ish-kryetarit z. Berisha dhe Presidentit Meta.
Edhe në zgjedhjet e vitit 2017 ndoqi të njëjtën strategji me tepsinë dhe duke thënë që Luli nuk ka faj. Zgjedh një stil tallës për të ulur personalitetin e kryetarit të opozitës.
Ai nuk do ta shpëtojë Bashën, se nuk shpëton kundërshtarin. Por duke thënë këtë efekti psikologjik është se kryetari i opozitës është i dobët.
Rama është aq i madh sa drejton PS dhe Shqipërinë por përballet me Berishën dhe Metën dhe Luli që është i vogël do ta shpëtojë.
Tek një pjesë e madhe elektorale ngjit batuta, vulgariteti, banaliteti etj. Pra në fushatë vendos ndikimi emocional i votuesit, nuk ndikojnë programet.
Në këtë gjë z. Rama është mjeshtër. Të gjithë u habitën se si i fitoi zgjedhjet me tepsinë pa program ndërkohë që kryetari opozitës pati program. Njerëzit nuk i kuptojnë programet ndaj kjo që po bën Rama mund të jetë vulgare dhe banale por është efikase për bazën”, përfundoi z. Sejamin.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës