“Duart tona me baltë, tuajat me gjak”- Mijëra spanjollë protestojnë për përmbytjet
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Valencias të shtunën për të kërkuar përgjegjësi nga autoritetet rajonale për menaxhimin e situatës pas përmbytjeve masive që shkaktuan më shumë se 220 viktima dhe mbi 80 të zhdukur. Protesta masive, e mbajtur në qendër të qytetit, drejtoi kritika ndaj drejtuesit rajonal, Calros Mazon, duke e akuzuar për keqmenaxhim të krizës dhe për vonesën në lëshimin e alarmeve të emergjencës.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “duart tona janë të baltosura, por tuajat të lyera me gjak” dhe lëshuan thirrje të ashpra si “vrasës” ndaj zyrtarëve. Organizuar nga më shumë se 30 organizata të shoqërisë civile, protesta kishte për qëllim të pasqyronte zemërimin e banorëve, të cilët besojnë se reagimi i ekipeve të emergjencës ishte i vonuar dhe i papërshtatshëm për përmasat e katastrofës.
Gjatë protestës, tensionet u rritën kur disa qytetarë u përplasën me policinë, duke hedhur objekte ndaj forcave të rendit dhe duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e Mazónit. Protesta vuri në dukje thellësinë e dhimbjes dhe ndjenjën e humbjes që ka përfshirë rajonin, ndërsa thirrjet për drejtësi dhe transparencë për menaxhimin e krizës vazhdojnë të shtohen.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta