“Largohu vrasës”, të mbijetuarit nga përmbytjet në Spanjë hedhin baltë drejt mbretit

4 Nëntor 2024 | 07:00

Një turmë e të mbijetuarve nga përmbytjet e Spanjës hodhën baltë dhe fyen mbretin e Spanjës, Felipe VI, gjatë vizitës së parë të tij në një nga qytetet më të goditura nga shirat e rrëmbyeshëm.

Bëhet e ditur se zyrtarët qeveritarë shoqëruan monarkun i cili u përpoq të fliste me vendasit, ndërsa një pjesë e tyre i bërtisnin.

Policisë iu desh të ndërhynte me oficerët me kalë për të mbajtur prapa turmën e njerëzve.

“Largohu, largohu” dhe “vrasës”, ishin vetëm dy nga disa fjalët me të cilat populli spanjoll iu drejtua mbretit.

Kujtojmë se mbi 200 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet e së martës dhe mijërave u janë shkatërruar shtëpitë e tyre nga uji dhe balta.

Të paktën 60 nga të vdekurit ishin në Paiporta, një epiqendër e vuajtjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se nuk pendohet që është përpjekur të krijojë marrëdhënie të ngushta me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pavarësisht thirrjeve...
17:39 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026