Spanja post-katastrofës, ekipe vullnetarësh ndihmojnë në pastrimin e qyteteve

3 Nëntor 2024 | 17:58

Vullnetarët kanë mbërritur në qytetin spanjoll Paiporta për të ndihmuar në pastrimin e baltës dhe mbeturinave të tjera pas përmbytjeve katastrofike.

Duke qenë se në këtë qytet kanë humbur jetën 60 nga 214 viktimat, mediat lokale e kanë quajtur atë “ground zero”.

Ndërsa policia dhe ekipet e emergjencës vijojnë punën në kërkim të trupave, autoritetet duken të habitura nga përmasat e katastrofës.

Të mbijetuarit po mbështeten tek vullnetarët, të cilët nxituan të plotësonin mungesat e efektivëve duke ardhur edhe nga jashtë.

Ndërkohë, kryeministri Pedro Sanchez vizitoi selinë e Njësisë Ushtarake të Emergjencave në afërsi të Madridit.

Ai u njoh me punën e bërë nga kjo strukturë që prej së martës, e fokusuar kryesisht në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Më herët, Sanchez njoftoi se 10 mijë trupa shtesë do të vendosen në provincën lindore të Valencias, më e prekura nga katastrofa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit

Centrali bërthamor Paks i Hungarisë uli prodhimin në një nga katër reaktorët e tij të shtunën për shkak të temperaturës së lartë të ujit në...
20:35 | 27/06/2026

Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit

Një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare, tha të martën një zyrtar i lartë amerikan,...
20:26 | 27/06/2026

Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok

Italia dhe Franca kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi të BE-së për të ndaluar hyrjen në bllok të ish-luftëtarëve rusë. Masa është pjesë e një...
19:54 | 27/06/2026