Duka tregon propozimin që i kanë bërë PD për kandidatët e 14 majit
Kryetari i PAA-së Agron Duka, është shprehur se rruga e vetme për të qenë përballë mazhorancës është bashkimi i opozitës.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se është e rëndësishme që fillimisht të bashkohen dy grupimet e mëdha të PD e më pas dhe partitë e vogla të opozitës.
Po ashtu ai tregoi dhe propozimin që kanë bërë partitë e vogla për zgjedhjet e 14 majit.
“Besoj se e vet,ja rrugë për të pasur sukses opozita është bashkimi. Ndarja në dy grupime do të përsëris zgjedhjet e pjesshme. Nëse ka vullnet bashkimi mund të ndodh. Ajo që nuk e mundëson këtë lloj bashkimi, janë elementë të këtij grupimi që mendojnë se atë që kanë përballë është i parëndësishëm.
Dy grupimet e mëdha janë të rëndësishme por dhe partitët e vogla janë të rëndësishme nëse janë të bashkaur përballë një mazhorance apo mega mazhorance. Ne kemi dhënë një formulë që kandidatët në zgjedhjet e 14 majit të mos dalin nga një grupim politik as nga një forcë politike por të dalë me negociata. Kjo mund të bëhej dhe me sondazhe ku qytetarët të zgjidhnin atë që duan.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë