Durrës| Punëtori bie nga lartësia e një kantieri, shoqërohet përgjegjësi i punimeve

12 Shkurt 2025 | 16:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës, ku një punëtor rreth 30 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës në një pallat pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore.

I riu ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani, nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat përgjegjësin e punimeve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe verifikimin e masave të sigurisë në kantier.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026