Durrës: Tërheqja e materialeve zgjedhore pritet të nis pasdite për zgjedhjet 2025

10 Maj 2025 | 14:00

Rreth orës 16:00 pritet të nisë procesi i tërheqjes së materialeve zgjedhore nga 7 KZAZ-të të qarkut Durrës. Komisionerët e qendrave të votimit do të marrin materialet zgjedhore për të siguruar që ato të jenë të gatshme për procesin e votimit, që do të zhvillohet të dielën, 11 maj 2025.

Shpërndarja e materialeve është vonuar për shkak të dorëzimit me vonesë të emrave të komisionerëve nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, të cilat kanë ngadalësuar fillimin e këtij procesi. Pas përfundimit të shpërndarjes dhe tërheqjes së materialeve, ato do të ruhen në KZAZ-të respektive, në pritje të ditës së votimit.

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit nisën të mbërrinin në Durrës të premten e kaluar, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa të rrepta sigurie dhe eskortë policore. Të gjitha materialet janë shpërndarë në KZAZ-të përkatëse, në përpjekje për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.

Përqindja e votuesve në qarkun Durrës:

Qarku i Durrësit ka gjithsej 377,020 zgjedhës të regjistruar, përfshirë 25,037 emigrantë që kanë të drejtën e votës.

Qyteti i Durrësit përbën shumicën e trupës zgjedhore me 272,888 votues, pasuar nga Kruja me 66,140 votues dhe Shijaku me 37,992 votues.

Në total, qarku Durrës ka 493 qendra votimi, përfshirë:

346 QV në bashkinë Durrës,

54 QV në Shijak, dhe

93 QV në bashkinë Krujë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026