Dy javë në krye të Shtëpisë së Bardhë, vendimet e Trump që “tronditën” botën

5 Shkurt 2025 | 08:30

Donald Trump ka mbushur plot dy javë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Dy javë të mbushura me vendime tepër të forta të cilat kanë tronditur arenën e gjeopolitikës ndërkombëtare.

Por cilat janë vendimet më të rëndësishme që Trump ka firmosur që nga 20 janari?

  • Emigracioni, ka qenë një nga prioritetet kryesore të Trump

Që në ditët e para në detyrë, Donald Trump nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë për emigracionin.

Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin jugor dhe ndërmori masa të rrepta kundër emigracionit të paligjshëm.

Ai anuloi dhënien e shtetësisë nga lindja, urdhër i cili u pezullua nga gjykata.

Mbylli kufirin jugor me ndihmën e ushtrisë për të ndaluar kontrabandën dhe emigracionin e paligjshëm.

Kreu deportime masive, duke premtuar programin më të madh të dëbimeve në historinë amerikane.

  • Largoi SHBA-në nga OBSH

Gjatë 24 orëve të para në detyrë, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke njoftuar largimin e Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

  • Hapi dosjet e vrasjes së Kennedyt dhe Martin Luther King Jr.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të deklasifikuar mijëra dokumente sekrete që lidhen me vrasjen e presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, si dhe me vrasjet e senatorit Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile, Martin Luther King Jr.

  • Nxori SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Një tjetër urdhër që Donald Trump nxori ditën e parë në detyrë ishte edhe tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Marrëveshja parashikonte uljen e emetimeve të karbonit në atmosferë.

  • Pezulloi ndihmat ndërkombëtare

Më 24 janar, Trump urdhëroi pezullimin për 90 ditë të të gjitha ndihmave ndërkombëtare. Programet e ndihmës për vendet e varfra dhe ato në zhvillim janë prekur, ndërkohë që Elon Musk njoftoi gjithashtu se Trump ka rënë dakord për mbylljen e USAID.

  • Vendosi tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës

Fundjavën e kaluar, Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë dhe 10% ndaj Kinës.

Tarifat ndaj shteteve fqinje u pezulluan pas arritjes së një marrëveshjeje mbi forcimin e kufirit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026