Dy presidentë të Shqipërisë u shantazhuan me dosjet, thotë gazetari

22 Shtator 2022 | 12:13

Gazetari Nebil Çika tha në një intervistë për Euronews Albania se dy presidentë të republikës u shantazhuan me dosjet. Sipas tij janë detyruar të tërhiqen pikërisht prej shantazhit.

Çika tha se ka persona të cilët marrin vendime të rëndësishme mbi jetët tona bazuar mbi shantazhin që ju bëhet prej dosjeve të ish-sigurimit.

“E para është hapja, nëse hapet dosja dhe e di gjithë opinioni nuk ka kush bën më presion me dosjen sepse e dinë të gjithë. Pra, çlirohet kjo pjesë”, tha gazetari.

Ai u shpreh se hapja e dosjeve është e domosdoshme sepse bëhet fjalë për të vërtetën, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë ajo.

Shqipëria ka një problem të madh historik me të vërtetën, tha Çika i cili sqaroi se kriminelët e komunizmit mund të jenë sot model për shoqërinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026