Dy të plagosur nga një sherr në TikTok, policia arreston një nga autorët
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Durrës pas një sherri që kishin me një person të tretë në rrjetin social TikTok. Policia ka bërë me dije se njëri nga bashkautorët është arrestuar. Personi tjetër është ende në kërkim.
Ngjarja ndodhi më 15 prill, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr.10.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Platforma”, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sh. K. dhe K. M. kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit I. V., A. H. dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku, në një automjet. Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit I. V. dhe A. H. Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K. M., thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare