Dy të rinj nga Gana në Korçë, të punësuar në sektorin e shërbimit: Jemi të kënaqur

27 Gusht 2024 | 17:00

Mungesa e fuqisë punëtore në juglindje ka bërë që bizneset të kërkojnë punonjës nga vendet e treta.

I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamarierë nga Gana.

26 vjeçarja Haggar dhe 30 vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta është shumë fitimprurëse. Ata e nisën këtë eksperiencë me shumë të paqartësi, por tashme tregojnë se ndihen të mirëpritur nga klientët ndërkohë që kërkojnë të jetojnë gjatë në vendin tonë.

“Unë jam nga Gana, vendosa ta le vendin tim dhe vij në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për vendin tuaj por njerëzit këtu janë shumë mikpritës, klientët më trajtojnë mirë dhe nuk jam penduar që kam ardhur. Çdo gjë shkon perfekt për mua, deri tani nuk jam zhgënjyer, pagesa, ushqimi, mënyra sesi me trajtojnë më bën të mendoj se do jetoj gjatë këtu tek ju, mbase bëhem me pasaportë shqiptare një ditë”, tha Courage Cojo, shtetas ganez.

“Erdha në Shqipëri për të marrë eksperiencë në fakt. Deri tani mendoj se çdo gjë po shkon mirë, më pëlqejnë njerëzit, më pëlqen moti. Deri sa jam e lumtur mendoj të rri gjatë këtu”, tha Haggar Asumah, shtetase ganeze.

Kristi Tako, menaxher i lokalit ku ganezët punojnë tregon se të huajt sjellin më tepër komoditet në punë, ndërkohë që të huajve u mbulohen gjithë shpenzimet ndërsa shqiptarët i mirëpresin kamarierët afrikanë.

“Menduam të sjellim një risi të re me të huajt, të ishim komode. Edhe për njerëzit është ndryshim realiteti, unë jam komod me të huajt. Pagesat janë të mira ndaj tyre u mbulojmë ushqimin e shtëpinë. Edhe shqiptarët të mirë janë por të huajt sjellin risi, sjellin komoditet, janë paqësore, punen e bëjnë shumë mirë. Është reagim pozitiv, kanë arritur e kërkojnë kamarierët. Jane bërë të famshëm në Korçë për momentin”, tha tha Kristi Tako, menaxher biznesi.

Janë më tepër se 10 biznese në Korçë të cilët kanë vendosur të punësojnë të huaj, puntorë të cilët kryesisht vijnë nga Afrika dhe vendet e Magrebit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026