Dy të vdekur pas shpërthimit të një makine në kufirin SHBA-Kanada
Një makinë shpërtheu në pikëkalimin kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke lënë të vdekur dy persona, thanë autoritetet.
Makina, që shpërtheu në urën që lidh dy shtetet, në anën amerikane të kufirit, detyroi autoritetet që të mbyllnin edhe katër pikëkalime të tjera në këtë zonë.
Ende nuk ka informacione për shkakun e shpërthimit, por kjo ngjarje ka rritur shqetësimet në të dyja anët e kufirit.
Kryeministri kanadez tha se autoritetet po e trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, ndërkaq Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden, “po përcjell nga afër zhvillimet”.
“Është e qartë se është një situatë serioze në Ujëvarën e Niagarës”, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau, teksa ishte në Parlament. Më pas ai u tha ligjvënësve se i duhej të largohej nga Parlamenti për të marrë më shumë informacione për këtë ngjarje.
Shpërthimi ndodhi në urën Rainbow, në anën e SHBA-së. Kjo urë lidh të dyja shtetet dhe kalon përmes Ujëvarës së Niagarës. Tri ura të tjera që lidhin SHBA-në dhe Kanadanë u mbyllën pas kësaj ngjarjeje, si masë parandaluese.
Autoritetet në Kanada nisën që të kontrollonin të gjitha makinat dhe Trudeau tha se “masat shtesë” po ndërmerren në pikat kufitare të shtetit.
Byroja Federale e Hetimit (FBI), njoftoi se po heton shpërthimin, ndërkaq ekipet policore për mjete shpërthyese dolën në vendin e ngjarjes.
Sipas fotografive të publikuara në mediat sociale, shihet tym i madh duke dalë afër pikëkalimit kufitar dhe makina që shpërtheu gjendet shumë pranë kufirit.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, dhe guvernatorja e Nju Jorkut janë informuar për këtë ngjarje.
Ndërkaq, komisioni i urës në Ujëvarën e Niagarës njoftoi se ka mbyllur tri pikëkalimet kufitare.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë