Dy vjet luftë, çfarë ka ndodhur në Ukrainë që nga 24 shkurti 2022

24 Shkurt 2024 | 15:49

Si sot dy vjet më parë, nën urdhrin e presidentit Putin, trupat ruse nisën të ashtuquajturin “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

Mëngjesin e 24 shkurtit 2022, ukrainasit u zgjuan me sirenat që sinjalizonin rrezikun e sulmeve ajrore dhe për t’u përballur me mbi 150 mijë forca ruse që avanconin.

Bota ndryshoi dhe ukrainasit nisën luftën e tyre për mbijetesë. Por në shumë aspekte, që prej atëherë fare pak gjëra kanë ndryshuar.

Përgjatë vitit të kaluar, Ukraina ndërmori kundërofensivën në përpjekje për të rimarrë territorin e zaptuar nga Rusia, por në masë të gjerë nisma dështoi.

Ndërsa këtë vit, trupat ukrainase u tërhoqën nga qyteti strategjik i Avdivkës, duke i mundësuar rusëve fitoren më të madhe që nga rënia e Bakhmutit në maj të 2023-shit.

Vetë presidenti Volodymyr Zelensky po përballet me një sfidë të madhe në sigurimin e financimeve ndërkombëtare dhe mbështetjes ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Megjithatë, Ukraina ka arritur disa suksese duke i shkaktuar humbje të rënda Rusisë në detin e Zi dhe duke i dhënë fund bllokadës së porteve të saj.

Por, nisur nga arritjet e kufizuara, duket se tani Kievi ka ndërruar qëllimet e tij nga çlirimi i vendit tek përpjekja për të mos humbur konfliktin. Aktualisht, 18 për qind e territorit të vendit është e pushtuar nga Rusia.

Sakaq është e vështirë të bëhet llogaritja e civilëve dhe personelit ushtarak të vrarë apo të plagosur gjatë këtyre dy viteve.

Sidoqoftë, një raport i deklasifikuar në dhjetor të 2023-shit nga shërbimet amerikane të inteligjencës sugjeronte se në anën ruse dëmet ishin 315 mijë ushtarë të plagosur ose të vrarë.

Ndërsa gushtin e kaluar, “New York Times” raportoi se 70 mijë ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe rreth 120 mijë të tjerë ishin plagosur.

Sa i takon palës ruse, humbjet duket se janë më të rënda. 120 mijë ushtarë janë vrarë që nga fillimi i luftës deri në gusht të 2023-shit dhe deri në 180 mijë janë plagosur, po sipas burimeve amerikane.

Ndërkohë, mbi 10 milionë ukrainas janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026