Dyfish të ardhura për 10 njerëzit më të pasur në botë gjatë pandemisë
10 njerëzit më të pasur në botë dyfishuan të ardhurat e tyre gjatë pandemisë.
Kjo u bë me dije nga një raport i Oxfam, i cili shtonte se të ardhurat e 99% të popullsisë kanë rënë në po të njëjtën periudhë.
Organizata bamirëse kundër varfërisë zakonisht publikon raportin e saj për pabarazinë përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Sipas Oxfam, një miliarder i ri është krijuar pothuajse çdo ditë që nga shpërthimi i pandemisë në mars 2020. Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë, përfshirë Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates, u dyfishuan në 1.5 trilion dollarë (1.3 trilion euro ), duke i bërë ata gjashtë herë më të pasur se 3.1 miliardë njerëzit më të varfër në botë.
Radhët e super të pasurve janë rritur gjatë pandemisë falë stimujve të bollshëm financiarë që pompuan stoqet, shpjegoi raporti.
“Pandemia ka qenë një pasuri miliarderësh,” tha Drejtoresha Ekzekutive e Oxfam International, Gabriela Bucher.
“Kur qeveritë bënë paketat e shpëtimit dhe pompuan triliona në ekonomi dhe në tregjet financiare në mënyrë që të mbështesin ekonominë për të gjithë, ajo që ndodhi është se shumë prej tyre shkuan në xhepat e miliarderëve,” shtoi ajo.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia