Dyfishohen kalimet e jashtëligjshme përmes Ballkanit Perëndimor, sipas Frontex

24 Mars 2022 | 18:49

Itinerari me numrin më të lartë të kalimeve të jashtëligjshme kalon përmes Ballkanit Perëndimor, ku janë vërejtur plot 11.700 raste vetëm në dy muajt e parë të 2022.

Thënë ndryshe, Frontex raporton se shifrat janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.

Vetëm në shkurt, 5.700 emigrantë janë përpjekur të kalojnë në shtetet e Europës duke përdorur këtë itinerar, ndërsa kombësitë që mbizotërojnë janë sirianët dhe afganët.

Numri i përgjithshëm i kalimeve të jashtëligjshme në kufijtë e jashtëm të unionit gjatë dy muajve të parë të vitit është rritur me 61 për qind, raporton agjencia që kontrollon kufijtë e vendeve të zonës Schengen.

Autoritetet kanë regjistruar 11.850 kalime të jashtëligjshme në kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian, shifër e cila shënon një rritje prej një të kartën krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.

Në shifrat e mundësuara nga Frontex nuk janë të përfshira kalimet e refugjatëve ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s

Vera meteorologjike ka filluar, dhe bashkë me të erdhi edhe nxehtësia e padurueshme që filloi edhe para se të mbaronte pranvera. Edhe pse Evropa Perëndimore...
09:16 | 05/06/2026

Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama

Liderët e Evropian Union dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen këtë të premte në Tivat të Malit të Zi, ku i pranishëm do të...
08:12 | 05/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026