Dyndje për vaksinën e gripit në Kosovë, mjeku: E prisnim fluksin për shkak të pandemisë
Kosova është vendi i fundit në rajon që këtë vit siguroi vaksinat kundër gripit sezonal. Sidoqoftë, shpërndarja e tyre në të gjithë vendin u bë menjëherë.
Rezart Halili, drejtor i Qendrës Mjekësore Familjare në Kosovë tha për Euronews Albania se dje ka qenë dita e parë e shpërndarjes së vaksinës, ndaj dyndja e njerëzve ka qenë e pritshme, sidomos në situatën e pandemisë që po kalojmë.
Ai shpjegoi se çdo vit, ditët e para të shpërdarjes së vaksinës ka pasur dyndje të njerëzve, duke qenë se kërkesat për të kanë shumë të mëdha.
“Sot kemi shtuar një ekip më shumë dhe është vënë re një ulje e fluksit, pasi doza vaksinash kemi mjaftueshëm në Prishtinë dhe vaksinimi mund të bëhet nga mëngjesi në darkë”, tha mjeku.
“165 mijë vaksina, falas kuptohet për qytetarët e Kosovës të blera nga Ministria e Shëndetësisë. Jemi në sigurim edhe të 50 mijë të tjerave dhe shpresojmë se shumë shpejt edhe këto do të sillen”, tha Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West