Dyshime për eksploviz në një automjet në Korçë, policia rrethon zonën (VIDEO)
Forca të shumta policie kanë rrethuar një automjet në lagjen 18 të qytetit të Korçës, pas dyshimeve për praninë e sendeve apo objekteve të paligjshme, që paraprakisht dyshohet se mund të jenë lëndë shpërthyese.
Zona është izoluar nga policia, ndërsa pritet që mjeti të kontrollohet nga strukturat përkatëse dhe ekspertët për të verifikuar çfarë ndodhet brenda tij.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, ndërsa deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me natyrën e objektit të dyshuar.
Alarmi është ngritur pas një telefonate për një objekt të dyshimtë në rrugën “Petraq Shomo” në lagjen 18 të qytetit.
Zona është izoluar nga policia, ndërsa pritet që mjeti të kontrollohet nga strukturat përkatëse dhe ekspertët për të verifikuar çfarë ndodhet brenda tij.
Nga ana tjetër policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në shtëpi dhe biznese në këtë rrugë për të kuptuar më tej.
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
- 16:06 Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
- 15:59 Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje