“Dyshohet për 1 të rritur të përfshirë në vrasjen e Martinit” – Flet avokati

27 Nëntor 2024 | 18:23

Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani tha në emisionin People në Euronews Albania se një person i rritur është i përfshirë në vrasjen e të miturit.

“Fakti që prokuroria në momentin e parë të paraqitjes së kërkesës nga ana e familjarëve për provat që nuk janë sekret hetimor, vendos në dispozicion kopje aktesh ose dokumente të tjera. Në interes të çështjes publike, është çështje shumë e ndjeshme publike dhe familjarët e viktimave mund të ndihmojë. Duke parë që siç thuhet nga prokuroria dhe nga policia që ka qenë një konflikt i çastit mes të miturve, që edhe këtë nuk e dimë pasi siç diskutohet bëhet fjalë për praninë  edhe të një personi adult, mbi moshën 18 vjeç, që nuk është identifikuar në ngjarjen e ditës së premte para ngjarjes fatale të ndodhur… Nëse ka edhe këto elementë jemi në një dinamikë tjetër të hetimit, nëse bëhet fjalë vetëm për të mitur hetimet duhet të kishin ecur. Kemi një zhvillim të avashtë, shpresojmë të mos jetë me keqdashësi”, tha avokati.

Më 18 nëntor, Martin Cani 14-vjeç u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, M.P para shkollës “Fan Noli”, ku studionin të dy.

Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, qytetarët dolën sot në protestë për herë të tretë për sigurinë në shkolla. Ata marshuar nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e ministres Manastirliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026