Avokati i Martin Canit: Policia ka pamje nga vrasja e tij, do kërkoj t’i marr

27 Nëntor 2024 | 17:41

Redi Ramaj avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani tha në emisionin People në Euronews Albania se policia e shtetit ka pamje video nga konflikti mes adoleshentëve që rezultoi me vrasjen e të miturit.

“Situata është e rëndë, flasim për fëmijë që vriten në ambientet e shkollës. Hetimi nga sa ka dalë kuptohet që ka pasur problematike. Martin Cani ishte fëmijë ekselent, i dashur e thënë nga bashkëmoshatarët. Është fatkeqësi se si nuk reagon shkolla, Ministria e Arsimit dhe policia për të përditësuar një ngjarje të rëndë. Është një ngjarje kriminale që ka prekur fëmijë me pasoja shumë të rënda për qytetarët. Prokuroria duhet të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë në mënyrë që minimalisht familja, por edhe shqiptarët të gjejnë një lloj paqeje përmes drejtësisë. Deri tani në kontaktet që kam edhe me familjen Cani, janë të pakënaqur me organet ligjzbatuese.

Në dijeninë time policia disponon pamje të konfliktit, të personave që kanë qenë dhe të momentit të konfliktimit. Se çfarë përmbajnë, kjo është për t’u parë. Kjo do jetë kërkesa e parë, që të na vihen në dispozicion në mënyrë që të kemi mundësi të kuptojmë dinamikën e ngjarjes”, tha avokati.

Më 18 nëntor, Martin Cani 14-vjeç u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, M.P para shkollës “Fan Noli”, ku studionin të dy.

Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, qytetarët dolën sot në protestë për herë të tretë për sigurinë në shkolla. Ata marshuar nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt ministrisë së Arsimit.

Qytetarët i kërkojnë ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, që të dorëhiqet, ndërsa bëjnë thirrje për drejtësi për Martinin.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026