Dyshohet se është helmuar sërish, Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore
Gjendja shëndetësore e disidentit rus Alexei Navalny po përkeqësohet dita-ditës.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e tij, Kira Yarmish në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se nuk përjashtojnë mundësinë që gjatë kohës në burg ai mund të jetë helmuar.
“Në 15 ditët e fundit në izolim kreu i opozitës ruse në burg që nga janari i vitit 2021, ka humbur 8 kilogramë.
Kur Alexei e pyet se nga çfarë vuante, mjeku i burgut u përgjigj duke u tallur se është sezoni i pranverës tani dhe të gjithë kanë alergji.”
Nuk përjashtojmë mundësinë që gjatë gjithë kësaj kohe në burg ai mund të jetë helmuar, duke i përkeqësuar shëndetin pak e nga pak,” tha ajo.
Vetë Navalny, denoncoi ditën e djeshme në një mesazh në Twitter, kufizimet e vazhdueshme që kishte gjatë kohës që ishte në burg.
Ndër këto, ndalimi për të ecur jashtë qelisë pasdite, thelbësor për shëndetin dhe për të shijuar pak dritën e diellit, që mungon në orën shtatë të mëngjesit në të ftohtë dhe pothuajse në errësirë.
Ata reduktuan edhe kuotën ditore të parave për të blerë diçka nga brenda burgut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës