Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, humb jetën 63-vjeçarja! Procedohen dy mjeke në Urgjencën e Elbasanit

18 Mars 2026 | 12:09

Policia e Elbasanit këtë të mërkurë ka proceduar penalisht dy mjeke pasi dyshohet se nuk e kanë ushtruar si duhet detyrën e tyre, nga e cila ka humbur jetën një 63-vjeçare.

Mësohet se kallëzimi është bërë nga një qytetare, shtetasja E. T., e cila ka humbur nënën e saj, e cila ishte shtruar në këtë pavjon.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të saktë  të humbjes  së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026