Dyshohet se përkrahu autorët e ‘terrorit’ në Zejmen, policia e Lezhës arreston 21-vjeçarin

24 Dhjetor 2021 | 11:11

Policia ka arrestuar Ardit Lulin për armëmbajtje pa leje.

21-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penal. Ai dyshohet se ka përkrahur 3 autorët e “terrorit” në lokalin në Zejmen të Lezhës.

Në banesën e tij është ushtruar një kontroll nga ku është kapur një automatik, 2 krëhëra dhe 132 fishekë luftarak.

Ndërkaq, autorët e ngjarjes së 13 nëntorit, të cilët hynë të maskuar dhe të armatosur në lokalin në Lezhë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës po vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të Lulit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026