E ardhmja e ekonomisë italiane, zgjedhjet euro-parlamentare jetike

17 Prill 2024 | 15:56

Marrëdhëniet mes Romës dhe Brukselit nuk kanë qenë kurrë kaq jetike në përcaktimin e së ardhmes së ekonomisë së Italisë. Zgjedhjet euro-parlamentare janë me rëndësi teksa Italia përgatitet të negociojë me BE-në kushtet e ndryshimeve fiskale. Sipas institucioneve, Italia ka rezultuar një nga vendet me performancën më të fortë ekonomike në 4 vitet e fundit. Megjithatë…

“Nëse i shohim gjërat në perspektivë afatmesme dhe afatgjatë, duke u kthyer në vitet ’90 dhe duke krahasuar dinamikën si të rritjes, edhe të të ardhurave të sipërmarrjeve, të rritjes së GPD-së dhe prodhimit, vëmë re se vendi ynë është rritur me një kuotë më të ulët se mesatarja evropiane. Ajo që po konstatojmë së fundmi është një reaksion pozitiv pas pandemisë, një aftësi e sipërmarrjeve për t’u rikuperuar pas tronditjes; por edhe ky efekt duket se hap pas hapi po venitet”, deklaroi Valentina Meliciani, drejtoreshë, Instituti Evropian për Analiza dhe Politika.

Qeveria italiane ka parashikuar që rritja ekonomike e vendit të jetë 1 për qind në 2024-n. Një parashikim shumë optimist krahasuar me atë të BE-së. Pa harruar se si pandemia edhe zhvillimet gjeopolitike kanë pasur efektet e tyre ndaj industrive. Kompanitë që veprojnë në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, janë përballur me një sërë sfidash.

“Në fillim përjetuam pandeminë që çoi në një rënie prej 20% të të ardhurave. Ne arritëm të rikuperohemi. Më pas, në 2022-shin u prekëm nga lufta Rusi-Ukrainë, që alternoi ndjeshëm rregullat e sektorit të energjisë dhe shitjes së derivateve të naftës. Sidoqoftë, kjo ngjarje përshpejtoi ndryshimet në sektor, duke na përgatitur për sfida më të mëdha globale”, deklaron biznesmeni Giulio Natalizia.

Pronarët e bizneseve do të takohen me kandidatët në prag të zgjedhjeve për të diskutuar një dokument të publikuar nga shoqata industriale italiane “Confindustria”, për përmirësimin e konkurrencës në Evropë.

Qeveria Meloni shpreson që rritja e shpenzimeve të konsumatorëve dhe stimujt nga Fondi evropian i Rikuperimit të nxisin rritjen. Ajo ka premtuar gjithashtu një qasje më të kujdesshme për përshtatjen e shpenzimeve shtetërore me rregullat e fundit fiskale të bllokut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026